Gashi asistoi! Befasohen Baseli dhe St. Galleni

Sporti

Gashi asistoi! Befasohen Baseli dhe St. Galleni

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2015 Në ora: 16:26

Shqiptarët Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka me Baselin u befasuan në konak dhe pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Luzerni, në ndeshjen e javës së 29-të. Luzerni u tregua me luftarak dhe bëri sensacion me fitore dhe me pikët që importoi në luftë për të siguruar ekzistencën.

Mysafirët brenda 32 minutave shënuan dy gola dhe iu mjaftoi për fitore. Lezcano në minutën e parë dhe Schneuwly në atë të 32-tën realizuan golat e fitores, kurse për vendasit Delgado shënoi në minutën e 37-të pas asistimit të Gashit. Baseli kryeson me 64 pikë, kurse Luzerni është i teti me 31 pikë. Sulmuesi nga Kosova, Albert Bunjaku, me St. Gallenin, si vendas u mposhtën me rezultat 2:1 nga Vaduzi.

Bunjaku luajti nga minuta e 76-të, ndërsa për Vaduzin u paraqit Naser Aliji, ndryshe anëtar i kombëtares së Shqipërisë. Schürpf me dy golat e tij (53’ e 77’) ka qenë fatal për vendasit, ndërsa Mathys shënoi në minutën e 3-të, por dot nuk e ndihmojë St. Gallenit, e cila mban vendin e pestë me 41 pikë dhe ka 11 më shumë se Vaduzi që është i 9-ti (i parafundit).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat