Pikët e qetësisë për Kosovën

Sporti

Pikët e qetësisë për Kosovën

Nga: K.Goca Më: 26 prill 2015 Në ora: 15:54

Kosova e Vushtrrisë, kampion në fuqi, fitoi tri pikë të qetësisë dhe të largohet sa më larg skuadrave të rrezikuara. Vushtrriasit si vendas shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Drenicës nga Skenderaj, kësisoj ngjitet në vend të katërt me 39 pikë dhe lë pas Hajvalinë që ka po aq pikë, kurse Drenica është e shtata me 29 pikë të mbledhura pas 24 javëve të Raiffeisen Superligës së Kosovës. Në minutën e 27-të, Milot Rashica, shënoi gol të bukur nga 35 metra. Rashica sërish në skenë, i cili kaloi 2-3 lojtarë, pason te Daut Maxhuni i cili shënon për 2:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat