Më në fund Vermaelen i gatshëm për debutim

Sporti

Më në fund Vermaelen i gatshëm për debutim

Më: 26 prill 2015 Në ora: 14:13

Mbrojtësi i Barcelonës, Thomas Vermaelen më në fund ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor i skuadrës, për të bërë debutimin e tij me fanellën e Blaugranëve.

Thomas Vermaelen më në fund është i gatshëm të bëj debutimin e tij të shumëpritur me skuadrën e Barceonës.

Ai është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor i skuadrës.

“Pesë muaj pasi ka lënduar këmbën e tij të djathtë, mbrojtësi i Barcelonës, ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor i skuadrës. Ai ka bërë një operacion gjatë dhjetorit dhe tashmë është plotësisht në dispozicion të trajnerit të tij, Luis Enrique”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga skuadra e Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat