Avdijaj i shkëlqyeshëm në Austri!

Sporti

Avdijaj i shkëlqyeshëm në Austri!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2015 Në ora: 12:12

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Donis Avdijaj, sa vijnë e kalojnë ndeshjet gjithnjë luan e më shkëlqyeshëm në kampionatin austriak. Ai me skuadrën e tij, Sturm, janë shumë afër vendit të dytë që shpie direkt në garat e ardhshme të Champions League. Sturm si mysafir barazoi me rezultat 4:4 me Neustadt. Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola ose deri më tash ka realizuar pesë gola nga 11 ndeshjet sa është paraqitur. Avdijaj shënoi në minutën e 51-të e 88-të, ndërsa golat tjerë i realizuan:Piesinger (52’) e Kienast (90+1’) dhe për vendasit shënuan: Ranftl (19’ e 65’), Hellquist (31’) dhe Kainz (73’). Avdijaj luajti tërë ndeshjen, Sturm renditet i treti me 51 pikë, dy më pak se i dyti Rapid pas 30 javëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat