Klitschko: Jennings ishte shumë sfidues

Sporti

Klitschko: Jennings ishte shumë sfidues

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:47

Wladimir Klitschko shënoi fitore në përballje me amerikanin Bryant Jennings, në meçin që është zhvilluar në Madison Square Garden të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Amerikani është dëshmuar i qëndrueshëm ndaj ukrainasit dhe humbi me vendim të gjyqtarëve.

12 runde ishin mjaft interesant dhe Klitschko mbrojti titullin e kampionit të botës në peshën e rëndë. Ky është titulli i 18-të me radhë për ukrainasin, i cili është shprehur i lumtur për fitoren. “Ai ishte shumë i përgatitur dhe ishte shumë e vështirë për ta goditur. Jennings ishte shumë sfidues dhe ai u mundua në mënyrën e tij dhe për këtë unë kisha shumë respekt. Por nuk ka dyshim se pas 12 rundeve kush ishte më i mirë. Mund të bëja më mirë”, ka thënë Klitschko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat