Icardi gëzon Interin

Sporti

Icardi gëzon Interin

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:35

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka thënë se është shumë pranë që të rinovojë kontratën e tij me skuadrën nerazzure.

Mauro Icardi ka dhënë një lajm të madh për të gjithë tifozët e skuadrës së Interit, duke thënë se është shumë pranë që të rinovojë kontratën e tij.

“Ne jemi shumë afër të arrijmë një marrëveshje. Unë dua të qëndroj, kështu që gjithçka është në dorë të agjentit tim dhe klubit”, tha Icardi për Mediaset.

Përndryshe, Icardi është njëri nga lojtarët kryesor të Interit, teksa dje shënoi golin vendimtar në fitoren ndaj Romës me rezultat 2-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat