Wenger: Pse nuk nënshkrova me Fabregasin? Ne e kishim Ozilin

Sporti

Wenger: Pse nuk nënshkrova me Fabregasin? Ne e kishim Ozilin

Më: 26 prill 2015 Në ora: 10:40

Wenger ka thënë se Arsenali nuk kishte nevojë për fabregasin, pasi ata tashmë kishin Ozilin.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se nuk ishte e logjikshme që ata të kthenin Fabregasin në skuadër, ku tashmë kishin Mesut Ozilin.

Fabregas gjatë verës iu bashku Chelseat, pavarësisht se Arsenali kishte mundësi që të nënshkruante i pari me të.

“Ne nuk kemi vetëm Sanchezin dhe Ozilin, por edhe Jack Wilshere, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Aaron Ramsey në atë pozitë”, tha Wenger.

“Kur ju shpenzoni 55 milionë euro për një pozitë që tashmë keni lojtarë, ju duhet të kërkoni logjikë këtu. Kur lojtarë të mëdhenj largohen, atëherë ju kërkoni që t’i zëvendësoni ata me lojtarë me kualitete të tilla”.

Kujtojmë se sot Arsenal dhe Chelsea do të takohen sot, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e parë e Fabregasit me Chelsean në në Flay Emirates në kuadër të Premierligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat