Arsenali pas talentit francez

Sporti

Arsenali pas talentit francez

Më: 26 prill 2015 Në ora: 10:35

Skuadra angleze Arsenal asnjëherë nuk ngopet duke transferuar futbollistë francez në radhët e veta.
Londinezët që udhëhiqen pikërisht nga një francez si Arsene Wenger, ia kanë vënë syrin talentit të Lyonit, Nabil Fekir.

Sipas medieve angleze dhe atyre franceze, ‘Topçinjtë’, janë në kontakte të vazhdueshme me krerët e Lyonit për ta transferuar mesfushorin në verë.

Lyon e vlerëson lojtarin rreth 25 milionë euro dhe Arsenali është i gatshëm të paguaj një shumë të tillë për ta transferuar atë në ‘Emirates’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat