Mourinho: Secila këmbë e Hazardit kushton nga 140 milionë euro

Sporti

Mourinho: Secila këmbë e Hazardit kushton nga 140 milionë euro

Më: 26 prill 2015 Në ora: 10:34

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho ka lajmëruar klubin e Realit se Hazard do i kushtonte “140 milionë euro për secilën këmbë” nëse ata planifikojnë të bëjnë ofertë për të.
Kohëve të fundit është përfolur se klubi madrilien është vënë pas belgut, me Zidanen që konfirmoi këto raporte.

Ndërsa, kur u pyet nga gazetarët se sa kushton lojtari, ai tha: “Nga 140 milionë euro për këmbë, sepse është shumë i ri”.

“Nëse Real Madridi e do mendoj se duhet të jem i pari që duhet ta di sepse marrëdhëniet e mia me presidentin e klubit dhe drejtorin ekzekutiv nuk lejojnë që diçka të ndodhë pas shpinës sime”, citon Goal.

“U besoj atyre plotësisht. Nëse e duan, e marrin telefonin, më thërrasin dhe më tregojnë se e duan”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat