Mourino i tregon Realit se sa kushton Hazard

Sporti

Mourino i tregon Realit se sa kushton Hazard

Më: 26 prill 2015 Në ora: 09:24

Jose Mourinho e paralajmëron Real Madridin se Eden Hazard mund tu kushtojë atyre 280 milionë euro.

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka paralajmëruar Real Madridin se, duhet të shpenzojnë shumë marramendëse nëse e dëshirojnë Eden Hazardin.

Mourinho ka thënë se Reali duhet të paguaj nga 14 milionë euro për së cilën këmbë të Hazardit.

Kur u pyet Mourinho se sa do të mund të kushtonte Eden Hazard ai tha: “140 milionë për së cilën këmbë, sepse është shumë i ri”.

“Nëse Reali e dëshiron atë, mendoj se unë do të isha personi i parë që do ta dija, sepse kam marrëdhënie shumë të mira me presidentin dhe diçka e tillë nuk do të ndodhte pa e ditur unë. Unë ju besoj atyre plotësisht. Nëse ata e duan Hazardin, atëherë do të më thërrasin mua dhe do të ma thonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat