Mancini e lavdëron Icardin

Sporti

Mancini e lavdëron Icardin

Më: 26 prill 2015 Në ora: 09:14

Roberto Mancini e ka lavdëruar sulmuesin e Interit, Mauricio Icardi.

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka vetëm fjalë të mira për sulmuesin e tij, Mauricio Icardi, i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen derbi kundër Romës.

“Icardi tashmë është sulmues i madh, por ai mund të bëhet kampion. Ai ka mundësi, ndonjëherë shënon e ndonjëherë jo, por ai ka kualitet të madh”, tha Mancini për Sky.

“Në ndeshjen kundër Romës humbi disa raste të mira, ndërsa më pas shënoi golin vendimtar. Jo shumë lojtarë e kanë këtë mentalitet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat