Boksieri shqiptar shpallet kampion europe

Sporti

Boksieri shqiptar shpallet kampion europe

Më: 26 prill 2015 Në ora: 09:08

Një tjetër shqiptar ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare të boksit. Ai është Edis Tatli, i shpallur një ditë më parë kampion Europe për peshat e lehta.

Tatli ka mposhtur francezin, Yvan Mendyn në një ndeshje të vështirë në “Hartëall Arena”, në Helsinki.

Boksieri shqiptar me nënshtetësi finlandeze fitoi 3-0 ndaj francezit pas 12 raundeve me vendim unanim të gjyqtarëve (116-112, 116-112, 117-111).


“Kam bërë një ndeshje të mirë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt qëllimit të madh”, tha Tatli gjatë një interviste për “MTV Sport”.

Tatli po ashtu është finlandezi i gjashtë që bëhet kampion i Evropës në boks në njërën prej kategorive.

27-vjeçari është ka lindur në Kosovë, Prizren, dhe më pas ka emigruar me familjen në Finlandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat