Shqipëria, në vazon 4

Sporti

Shqipëria, në vazon 4

Më: 26 prill 2015 Në ora: 00:13

Shqipëria do të jetë në vazon e katërt në shortin e eliminatoreve të Boterorit të ardhshëm. Shorti do të hidhet në Shën Petersburg, më 25 korrik ndërkohë që eliminatoret do të nisin në shtator te 2016-ës.

Shumica e grupeve do të jenë me 6 skuadra dhe duke qenë në vazon e katërt, i jep mundësinë Shqipërisë të ketë në letër dy skuadra më të dobta në grup, shkruan sportal.

Duhet kujtuar se vetëm e para e grupit dhe e dyta më e mirë shkojnë në Botëror, ndërsa të dytat e tjera bëjnë ndeshje play-off.

Shqipëria ka një shans teorik të jetë në vazon e tretë, por që të ndodhë kjo duhet të mundë Francën në qershor, si dhe të paktën 7 ekipe kombëtare të humbasin ndeshjet e tyre, gjë që është praktikisht e pamundur.

Në shortin e Europianit Shqipëria ishte në vazon e pestë, por rezultatet pozitive e ngritën në renditjen e përfaqësueseve sipas Uefa-s për zonën e Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat