Seria A, Icardi rikthen shpresat e Europës për Interin

Sporti

Seria A, Icardi rikthen shpresat e Europës për Interin

Më: 25 prill 2015 Në ora: 23:05

Klasikja e javës së 32-të në Serie A u fitua nga Interi, që mundi 2-1 Romën me një gol në fundit të Icardit.

Dy skuadrat dhuruan një ndeshje emocionuese në “San Siro”, aq sa tyre rikthyen kujtimet e një Inter-Roma që dikur luhej për titull, dhe jo vetëm për golat e shënuar por mbi të gjitha për lojën e treguar. Interi e nisi mirë, pasi gjeti golin që në minutën e 15-të, me një finalizim madhështor të Hernanesit.

Epërsia e vendasve ndezi reagimin e Romës, që u përpoq të kthente ndeshjen por u ndal te shtylla (19). Shënjestën verdhekuqtë e korigjuan megjithatë në pjesën e dytë, me Naingolan që vendosi barazpeshën në të 62-tën me golin e tij.

Dëshira për fitore bëri që skuadrat të hapeshin, me Interin që sidomos në 10 minutat e fundit e mbylli në gjysmëfushën e saj Romën deri në momentin kur I dha goditjen përfundimtare me Icardin, që ngriti peshë tifozët zikaltër, si në kohërat e lavdishme. 3 pikë që më shumë se sjellin shpresë për Europën japin besim për të ardhmen duke rikthyer për më tepër dhe suksesin në “San Siro” ndaj Romës pas plot katër vjetësh. Ndërsa për verdhekuqtë, që kanë humbur tashmë vendin e dytë në pikëpyetje është vendosur dhe vendi i tretë, me Napolin që vjen nga pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat