Dygolësh i Griezmann, Atletico “shtyp” Elche

Sporti

Dygolësh i Griezmann, Atletico “shtyp” Elche

Më: 25 prill 2015 Në ora: 20:43

Për të lënë pas eliminimin nga Champions League, Atletico i Madridit e ktheu të gjithë vëmendjen në kampionat, me objektivin për të përforcuar vendin e tretë. Kundër Elches, djemtë e Diego Simeones zbritën si favoritë në Vicente Calderon, nisur edhe nga fakti që i kanë fituar të pesta përballjet e mëparshme, ashtu si kjo e fundit që u dominua dhe u fitua 3-0 nga Los Colchoneros. Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e qetë dhe me ritëm të ulët, ku Atleticos iu nevojitën gati 35 minuta për të imponuar stilin e tij dhe për të rrezikuar portën e Tyton. Në vijim të pjesës së dytë, Simeone bën një ndryshim të detyruar, duke nxjerrë të dëmtuarin Siqueira dhe duke futur Juanfran në vend të tij. Atletico duket se ka fituar më shumë terren, është më agresiv dhe avantazhi vjen në të 55-ën me Griezmann, që ndodhet në vendin e duhur për të shënuar me kokë. Elche vazhdon të mos reagojë, ndërkohë që Atletico kërkon golin e dytë që vjen me anë të Raul Garcias. (min 63). Tyton, gardiani polak i miqve, reagoi me vonesë, duke mos e shmangur dot këtë ndëshkim të radhës nga Los Colchoneros, që vazhdojnë ta kontrollojnë takimin pa asnjë problem. Gjithsesi llogaritë janë ende të hapura për Griezmann, që shënon të tretin për ekipin dhe të dytin personal në këtë ndeshje. (min 77). Janë vërtet të frikshme shifrat për francezin, i cili ka realizuar tashmë dopietën e tretë radhazi, pas atyre kundër Malagas e Deportivos. Sinjalizimi i arbitrit në fund vulos triumfin 3-0 për Atleticon, që për momentin ndodhet vetëm një pikë larg Realit të Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat