Duro: Më të qetë pas fitores me Teutën

Sporti

Duro: Më të qetë pas fitores me Teutën

Më: 25 prill 2015 Në ora: 20:42

Fitorja në Durrës për Shpëtim Duron ishte tejet e rëndësishme por dhe e vështirë për shkak dhe të objektivave të kundërshtarit, ndaj trajneri I Partizanit e vlerësoi maksimalisht atë.

“Ndoshta ishte ndeshje e vështirë sepse Teuta luan për mbijetesë, nuk është skuadër e lehtë për t’u mundur. Arritëm fitore të rëndësishme, kisha besim te skuadra. Objektiv kishim fitoren me Teutën sepse pa këtë fitore, derbi me Tiranën nuk do të kishte asnjë vlerë. Nuk më intereson Tirana-Laçi, jam i qetë me fitoren tonë.”

Ndërkohë për Biturkun humbja me Partizanin komplikon jo pak situatën për mbijetesën

“Situata është ndërlikuar me këtë humbje. Ndeshja kishte dy tablo, pjesa e parë shumë e mirë, e dyta nuk ishte si e para për shumë arsye. Goli prishi ekuilibrat. Pjesa e dytë ishte ndryshe për faktin që pësojmë gola për arsye foshnjarake, individuale. Kemi tentuar deri në fund, por aksionet nuk ishin të logjikshme.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat