Ferronikeli ngec në transfertën e Gjakovës

Sporti

Ferronikeli ngec në transfertën e Gjakovës

Më: 25 prill 2015 Në ora: 19:18

Ferronikeli merr 1 pikë nga transferta e vështirë e Gjakovës kundër Vëllaznimit edhe pse e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë. Kryesuesit e Superligës së Kosovës u ndal në një barazim pa gola edhe pse gjatë gjithë ndeshjes u regjistruan disa raste të pastra për shënim. Për t’u theksuar është se 8 minuta nga fundi, miqtë mbetën me 9 lojtarë në fushën e lojës për shkak të tensionit që ata shfaqën. Bëhet fjalë për Behar Maliqin dhe Isa Eminhazirin,të cilët u dërguan në dhomat e zhveshjes nga gjyqtari. Dy lojtarët protestuan ndaj gjyqtarit, i cili nuk hezitoi t’u tregonte të kuqin edhe pse ndeshja u rifilloi pas 10 minutave. Pas këtij barazimi, Ferronikeli ngitet në kuotën e 48 pikëve, shtatë më shumë se Besa që është ndjekëse, ndërsa ekipi gjakovar shkon në kuotën e 28 pikëve. Në rast të një suksesi të dielën në transfertën e Gjilanit kundër Dritës, Besa do ta ngushtonte diferencën në 4 pikë me kryesuesit për të rihapur sërish kampionatin që deri në këtë pikë të sezonit dukej i sigurt në favor të skuadrës nga Drenasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat