Hap fals i Leverkusen, Dortmundi i afrohet Europës

Sporti

Hap fals i Leverkusen, Dortmundi i afrohet Europës

Më: 25 prill 2015 Në ora: 19:16

Bajer Leverkusen humbi një mundësi të mirë për t’u shkëputur në garën për vendin e tretë në Bundesligë. Aspirinat barazuan 1-1 në derbin me Këlnin, që më në fund arriti të marrë një rezultat pozitiv ndaj “kushërinjve” përballë publikut të tyre. Në “Rhein Energie Stadion” atmosfera ishte ajo e ndeshjeve të mëdha ashtu si dhe tensioni në fushë me dy skuadrat që nuk lëshonin asgjë. Gjithsesi në fundin e pjesës së parë një 11-meëtrsh I dyshimtë I fituar nga Kiessling nuk arriti të shndërrohej në gol nga Calhanoglu, që goditi keq.

Në pjesën e dytë zgjidhjet e ndeshjes erdhën nga stoli me Julian Brandt që I dha epërsinë miqve, në minutën e 60-të, vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në fushë.

Koln rriti presionin, por golin e gjeti vetëm në minutën e 84-tërt me Finen, që arriti të barazojë pas një asisti të Ujah.

Në fund Koln mund dhe të kishte fituar, por ndërhyrjet e Leons shmangën humbjen për Leverkusenin. Borusia e Dortmundit mori gjithashtu 3 pikë duke ju afruar zonës europiane. Ekipi I Klop mundi 2-0 Enitracht Frankfurt me dy gola të Aubameyang dhe Kagaëas në pjesën e parë. Ndërkohë në takimet e tjera u regjistruan këto rezultate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat