Basket U-18, Ardhmeria Basket dhe Superior Klima në finale

Sporti

Basket U-18, Ardhmeria Basket dhe Superior Klima në finale

Më: 25 prill 2015 Në ora: 19:15

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u luajtën dy takimet gjysmëfinale të Kampionatit Kombëtar U-18 në basketboll. Në takimin e parë, Ardhmeria Basket arriti të imponohej me rezultatin e thellë 80-45 ndaj Apolonisë duke arritur me lehtësi finalen e madhe të sezonit. Ndeshja nisi me ritmin e imponuar nga skuadra e kryeqytetit që mori kontrollin që në topat e parë duke u treguar superiore në çdo aspekt. Pas 4 periodave të luajtura në “Asllan Rusi”, skuadra e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali e thelloi avantazhin duke e mbyllur krejt takimin me 35 pikë më shumë se skuadra fierake.

Në takimin tjetër, Tirana u mund nga Superior Klima me rezultatin 71-81 në një takim më të ekujlibruar ku bardheblutë nuk arritën të ngushtonin diferencën me kundërshtarët e drejtuar nga Ledina Koçi. Gjatë këtij sezoni, 14 ekipe kanë marrë pjesë në Kampionatin U-18. Faza e parë u zhvillua në dy grupe të ndara me nga 7 ekipe ku në total u zhvilluan 42 ndeshje. Në fazën e dytë u formuan 2 grupe me nga 6 ekipe. Finalja e sezonit mes Ardhmeria Basket dhe Superior Klimado të luhet të Dielën në orën 11:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat