Flamurtari rigjen fitoren pas 8 ndeshjesh

Sporti

Flamurtari rigjen fitoren pas 8 ndeshjesh

Më: 25 prill 2015 Në ora: 19:14

Flamurtari iu kthye më në fund fitores pas 7 humbjeve radhazi dhe një barazimi në kampionat, pasi mposhti 2-1 Elbasanin në Vlorë, në një sfidë me pak interes për publikun dhe që kishte vetëm vlerë statistikore. Suksesin e fundit në superiore kuqezinjtë e kishin arritur pikërisht ndaj formacionit të Muharrem Dostit në fazën e tretë, dhe prej atij takimi kishin grumbulluar vetëm 1 pikë në 8 ndeshje. Flamurtarit i mjaftuan më pak se 5 minuta për të kaluar në avantazh. Pas një aksioni të rrjedhshëm Dejvi Bregu me një goditje nga jashtë zonës befasoi portierin Ruci, i cili nuk arriti të reagonte në kohë. Pavarësisht këtij momenti, në pjesën e parë loja ishte e ekuilibruar, ndonëse munguan rastet e tjera të pastra në portat respektive, ku mund të vecohet tantativa e Krujes 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Edhe në pjesën e dytë ra në sy loja e të riut Bregu që shfaqej gjithmonë i rrezikshën në krahun e majtë të sulmit vlonjat (54). Një krosim i 20-vjecarit nga këndi për pak u devijua në rrjetë nga Abilaliaj në të 59-ën, ndërsa Elbasani i kundërpërgjigj me Malindin në aksionin pasardhës, por finalizimi me kokë i 28-vjecarit përfundoi mbi tra.

Në të 67 Elbasani fitoi një 11-metërsh pas një ndërhyrjeje naive të mbrojtjes kuqezi brenda zonës së saj.

Ekzekutimin e penalltisë e mori përsipër Mateo Toci, i cili e dërgoi topin në rrjetë, me Xhelilajn që u dhoh në krahun e kundërt.

Në të 76-tën Flamurtari nuk mundi të shfrytëzonte një pasiguri të mbrojtjes elbasanase, që mundi ta largonte topin në vijën fatale pas goditjes së Abilaliajt.

Në të 81 Mateo Toci humbet një rast të pastër me kokë, pasi topi i goditur prej tij përfundoi jashtë. Atëheë kur mendohej se takimi do të mbyllej në barazim 1-1 Shehaj pasi mori një asist nga Lena, pëballë Rucit e dërgoi topin në rrjetë.

Vërshëllima e fundit e gjyqtarit sanksionoi fitoren e Flamurtarit, që ngjitet në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Elbasani mbetet i fundit me 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat