Ancelotti: Modric do të mungojë kundër Juventusit

Sporti

Ancelotti: Modric do të mungojë kundër Juventusit

Më: 25 prill 2015 Në ora: 14:12

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric do të mungojë në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, për shkak të lëndimit.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë një lajm të tmerrshëm për tifozët e gjigantit nga Santiago Bernabeu.

Mesfushori Luka Modric do të mungojë në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, për shkak të lëndimit.

“Luka sigurt do të mungojë kundër Juventusit. Me siguri se do të rikthehet në xhiron e fundit ndaj Getafes”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp, para duelit me Celta Vigon të dielën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat