Allegri ka një lajm të keq për Realin

Sporti

Allegri ka një lajm të keq për Realin

Më: 25 prill 2015 Në ora: 13:11

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se mesfushori Paul Pogba pritet të rikuperohet me kohë për ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Paul Pogba pritet të rikuperohet me kohë për ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka njoftuar se ylli francez është duke punuar që të rikuperohet për duelin në Santiago Bernabeu.

“Pogba është duke punuar dhe presim ta kemi në dispozicion për ndeshjen e kthimit në Madrid”, deklaroi Allegri në konferencë për shtyp para ndeshjes me Torinon të dielën.

“Duhet të përgatitemi për dy ndeshjet me Real Madridin, të vetëdijshëm se mund të kualifikohemi në finale”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat