Presidenti i Barcës: Mirë që luajmë ndaj Bayernit

Sporti

Presidenti i Barcës: Mirë që luajmë ndaj Bayernit

Më: 25 prill 2015 Në ora: 10:12

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, thotë se gjysmëfinalja e klubit të tij ndaj Bayern Munichut është një dhuratë për futbollin.

Barca ka arritur që të shmangë Real Madridin për t'u përballur me Bayernin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe sipas Bartomeut do të jetë një manifest futbolli.

“Eshtë nder që të luajmë gjysmëfinalen e tetë në 10 vitet e fundit”.

“Eshtë një nder për futbollin dhe për tifozët tanë që të luajmë ndaj Bayernit dhe Guardiolas, e gjithë kjo është një sfidë edhe më e madhe për neve”, potencoi Bartomeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat