Van Gaal: De Gea mund të largohet nga Man Utd

Sporti

Van Gaal: De Gea mund të largohet nga Man Utd

Më: 25 prill 2015 Në ora: 09:29

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka pranuar se portieri David de Gea mund të largohet nga klubi.

Louis van Gaal ka pranuar se Manchester United është i pafuqishëm në përpjekjet për të bindur portierin David de Gea të mbetet në Old Trafford edhe pse i kanë “ofruar shumë para që të vazhdojë në klub”.

Ylli spanjoll kërkohet nga Real Madrid dhe spekulohet se ka marrë ofertë me vlerë prej 200 mijë funtesh në javë që të mbetet në United.

“Tani nevojitet kohë. Fatkeqësisht nuk jam unë ai që vendos. Unë dua që ai të mbetet, por a do të mbetet duhet ta pyesni atë. I kemi ofruar shumë para”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat