PSG-ja në garë për Sneijderin

Sporti

PSG-ja në garë për Sneijderin

Më: 25 prill 2015 Në ora: 06:59

Skuadra franceze PSG është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Galatasarayt, Wesley Sneijder.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja "L'Equipe".

Sneijder, 30-vjeçar, pritet të largohet nga Galatasaray në fund të këtij edicioni dhe PSG-ja është e gatshme të paguajë një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh për transferimin e tij.

Mesfushori holandez ka kontratë me skuadrën turke deri në vitin 2016, Në radhët e saj ishte transferuar para dy vjetësh nga Interi.

Sneijder është njëri prej lojtarëve kryesorë te Galatasaray këtë edicion, me tetë gola e pesë asistime në 26 ndeshje kampionate, përcjell Koha.net. Interesim për Sneijderin kanë treguar edhe Manchester United e Juventus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat