Thohir: Na pëlqen Toure, por nuk e shesim Icardin

Sporti

Thohir: Na pëlqen Toure, por nuk e shesim Icardin

Më: 24 prill 2015 Në ora: 22:42

Presidenti i Interit, Erick Thohir, ka thënë se i pëlqen mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, por nuk do ta shesë sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi, për të krijuar fonde për të.

Toure është lidhur shumë së fundmi me një transferim te Interi dhe interesimin për të e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit.

“Neve na pëlqen ai dhe jemi të sigurt se Mancini do ta shfrytëzonte më së miri potencialin e tij”, potencoi fillimisht Thohir.

“Ai ka kontratë me Cityn, por në treg kurrë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë”, ka shtuar indoneziani.

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, është përfolur se do të shitet nga klubi për të krijuar fonde për transferimin e Toures dhe disa lojtarëve tjerë, pasi që Chelsea ka gati një ofertë prej 35 milionë eurosh për të, mirëpo Thohir e konfirmon se nuk do ta shesë atë.

“Ne nuk do ta shesim Icardin, ai është njëri ndër lojtarët tonë më të rëndësishëm. Ne po punojmë që të gjejmë një marrëveshje për t’ia vazhduar kontratën, sepse është e rëndësishme që ai të qëndrojë me ne”, ka shpjeguar Thohir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat