Juventusit ia do me Realin

Sporti

Juventusit ia do me Realin

Më: 24 prill 2015 Në ora: 21:19

Juventus dhe Real Madrid janë takuar katër herë mes vete në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Dhe, Bianconerët e kanë eliminuar gjigantin spanjoll në tri prej tyre.

Real Madrid dhe Juventus do të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos konsiderohen si favorit marrë parasysh rezultatet e deritashme këtë edicion, por edhe epitetin e kampionit në fuqi.

Mirëpo, një statistikë tjetër flet në favor të Bianconerëve.

Gjiganti italian dhe ai spanjoll janë takuar katër herë mes vete në fazën eliminatore të garës.

Dhe, në tri raste, Juventus e ka eliminuar Realin.

E vetmja fitore e Los Blancos ishte në finalen e vitit 1998 në Amsterdam ku Predrag Mijatovic shënoi për fitoren 1:0 dhe trofeun e shtatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat