Mehmedi, goli i javës në Bundesligë (Video)

Sporti

Mehmedi, goli i javës në Bundesligë (Video)

Më: 24 prill 2015 Në ora: 21:08

Goli i sulmuesit shqiptar Admir Mehmedi në ndeshjen mes Freiburgut dhe Mainzit është zgjedhur më i bukuri nga xhiroja e shkuar në Bundesligë.

Nuk kishte dyshime se cili ishte goli më i bukur i xhiros së 29-të në Bundesligë.

Sulmuesi shqiptar i Freburgut, Admir Mehmedi shënoi në mënyrë të mahnitshme në këndin e portës së Mainzit.

Goli i tij nuk ishte i mjaftueshëm për Freiburgun që u mposht 3:2, por shënimi u zgjodh më i bukuri në kanalin zyrtar të Bundesligës në Youtube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat