Mustafi kushton 50 milionë euro

Sporti

Mustafi kushton 50 milionë euro

Më: 24 prill 2015 Në ora: 20:35

Klubet e interesuara për mbrojtësin e Valencias, Shkodran Mustafi duhet të paguajnë 50 milionë euro.

Shkodran Mustafi është bërë lojtar i madh.

Futbollisti shqiptar po shkëlqen në fanellën e Valencias, ku ishte transferuar verën e vitit të kaluar nga Sampdoria, pasi kishte zhvilluar ndeshje fenomenale në futbollin italian.

Në “Mestalla”, përfaqësuesi gjerman është bërë lojtar i pazëvendësueshëm.

Përpos mbrojtjes së sigurt, ai ka arritur t’i shënojë edhe tre gola.

Kjo ka bërë që ai të bëhet ndër lojtarët kyçë të Valencias.

Dhe, sipas mediave spanjolle, klubi nga La Liga do t’i kërkojë 50 milionë euro për futbollistin shqiptar nga Maqedonia, aq sa është klauzola e tij.

Borussia Dortmundi dhe Wolfsburgu kanë shprehur interesim për Kampionin Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat