Mancini e jep fjalën përfundimtare për Shaqirin!

Sporti

Mancini e jep fjalën përfundimtare për Shaqirin!

Më: 24 prill 2015 Në ora: 19:30

Çështja futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqiri, po diskutohet shumë në ditët e fundit se do të mbetet apo jo në Inter. Ai flitet se edhe mund të shitet në afatin kalimtar të verës, por trajneri i Interit , Roberto Mancini, flet në lidhje edhe për këtë punë. Mancini ka folur edhe për derbin e të shtunës (20.45) në “San Siro”, ku takohen me Romën.

“Në krahasim me ndeshjen e shkuar jemi përmirësuar shumë por dihet që Roma ka bërë një kampionat më të mirë se ne. Vidiq luan gjithmonë sepse ka fituar formën fizike. Shaqiri? Nuk ka asnjë çështje në emrin e tij. Ne e blemë në verë me bindjen se do të jetë një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës. Nuk ka asnjë problem nëse ndonjëherë nuk është në formën më të mirë sepse kjo u ndodh të gjithë lojtarëve. Në këto momente mendoj se është Hernanes ai që meriton të luajë. Jam i bindur se Shaqiri vitin e ardhshëm do të bëjë gjëra të mëdha”, tha Mancini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat