Peja e vendosur për fitore! Bashkimi i motivuar

Sporti

Peja e vendosur për fitore! Bashkimi i motivuar

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2015 Në ora: 19:11

Peja është e vendosur për fitore dhe mos të bëjë gabime sikur me 22 prill kur humbi (85:80) në Prizren nga Kosova e Re Bashkimi, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së ETC Superligës së Kosovës në basketboll. Nesër në orën 19.00, në Prizren ballafaqohen Kosova e Re Bashkimi-Peja, ndeshja e tretë e gjysmëfinales.

Rezultati është 1:1 në serinë e fitoreve dhe skuadra me tri të fituara shkon në finale. Drilon Hajrizi, basketbollist i Pejës, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se befasitë ndodhin në sport, por beson e shpreson se kësaj here do të fitojnë. “Definitivisht ndodhën disa faktorë në humbjen në Prizren, një prej tyre ishte nënçmimi, që besa edhe çdo mungesë e jona po na kushton shumë për arsye se kemi fond të varfër të lojtarëve.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat