​Në Gjakovë organizohet kros pranveror

Sporti

​Në Gjakovë organizohet kros pranveror

Më: 24 prill 2015 Në ora: 18:50

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Edukatës Fizike, organizojnë krosin komunal pranveror për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Gjakovës.

Krosi do të mbahet të premten, me datë 24.04. 2015, me fillim në ora 10, në ambientet e shkollës së futbollit “Mack Up”, që gjendet pas objektet të palestrës së sporteve “Shani Nushi”.

Garat do të mbahen në këto disiplina:

Nxënësit e klasave VI dhe VII - 400 metra (femrat) dhe 600 metra (meshkujt).

Nxënësit e klasave VIII dhe IX - 600 metra (femrat) dhe 800 metra (meshkujt).

Nxënësit e shkollave të mesme konkurrojnë në 800 metra (femrat) dhe 1000 metra (meshkujt).

Në krosin pranveror të këtij viti shkollat kanë të drejtë të paraqiten me nga 3 garues për secilën disipline, ndërkohë që organizatorët për fituesit kanë përgatitur shpërblime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat