​Xhaka luan ndaj Wolfsburgut

Sporti

​Xhaka luan ndaj Wolfsburgut

Më: 24 prill 2015 Në ora: 18:35

Futbollisti nga Kosova Granit Xhaka do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës që skuadra e tij, Borussia Moenchengladbach e zhvillon këtë fundjavë në Bundesliga.

22-vjeçari ka pasur problem më kyçin e këmbës, por do të jetë i gatshëm për ndeshjen që zhvillohet të dielën. Kjo është konfirmuar të premten nga drejtuesit e ekipit gjerman.

Borussia Moenchengladbach e cila renditet e katërta në Bundesliga, të dielën në orën 17:30 luan ndaj skuadrës së Wolfsburgut në kuadër të javës së 30 në kampionatin elitar të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat