Atletët botëror në gjysmëmaratonën ‘Prishtina ‘2015’

Sporti

Atletët botëror në gjysmëmaratonën ‘Prishtina ‘2015’

Nga: Kemaj Goca Më: 24 prill 2015 Në ora: 18:31

Atletët më të mirë nga Etiopia e Kenia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në gjysmëmaratonën ndërkombëtare “Prishtina 2015” në atletikë. Kjo është ndër ngjarjet më të mëdha në vend që do të mbahet me 10 maj, në orën 10.00, në relacionin: Teatri Kombëtar-Fushë Kosovë-Kastriot dhe caku është prapa teatrit në Prishtinë, me gjatësi të shtegut 21 kilometra. Është edicioni i 15-të më radhë, më i veçanti, për faktin se Federata Atletike e Kosovës, ditë më parë është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF).

Regjistrimi i atletëve nis më 2 maj dhe zgjat deri më 9 maj para Teatrit Kombëtar (9.00- 18.00). Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, tha se do të jetë një nga garat më të forta dhe që do t’ia kanë lakmi edhe shtetet jo vetëm të rajonit. “Këtë garë e organizojmë nën patronatin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës në bashkëpunim me drejtoratin e Komunës së Prishtinës, duke na ndihmuar edhe shumë të tjerë.

Sivjet do të zbresin atletë elitarë botëror dhe do ta bëjë më madhështore këtë eveniment të madh sportiv”, tha Sylejmani.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat