Prishtina dhe Kastrioti synojnë fitore

Sporti

Prishtina dhe Kastrioti synojnë fitore

Nga: K.Goca Më: 24 prill 2015 Në ora: 18:28

Skuadra e Prishtinës është favorite në ballafaqim me Kosovën e Vushtrrisë, ndeshje e javës së 16-të e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Prishtinaset presin dy pikë të sigurta dhe të ruajnë hapin për vend të parë. Kastrioti i Ferizajt, kampione në fuqi, luan në udhëtim me Shqiponjën e Gjakovës. Ferizajaset nuk e kanë lehtë, megjithatë janë të bindura në fitore. Kastrioti kryeson tabelën me 25 pikë dhe ka dy më shumë se Prishtina, ndërsa Kosova, Vëllaznimi e Shqiponja kanë nga 16 pikë. Të gjitha ndeshjet luhen nesër: Istogu-Drita (13.30), Shqiponja-Kastrioti (14.00), Prishtina-Kosova (18.00), Samadrexha-Trepça (18.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat