Mourinho: Real, harroje Hazardin

Sporti

Mourinho: Real, harroje Hazardin

Më: 24 prill 2015 Në ora: 17:43

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka zhgënjyer Real Madridin, duke thënë se Eden Hazard nuk është i interesuar fare që të largohet nga Stamford Bridge.

Zinedine Zidane disa ditë më parë ka pranuar se Reali e pëlqen Hazardin, mirëpo Mourinho ka thënë se ai nuk do të largohet nga Stamford Bridge.

“Ai sapo e ka rinovuar kontratën e tij. Ne nuk e kemi shtyrë të bëjë këtë gjë, pasi ajo ishte dëshira e tij”.

“Atij i pëlqen Chelsea, i pëlqen skuadra, i pëlqen liga. Ai ka bërë lidhjen me Chelsean për të ardhmen duke nënshkruar një kontratë shumë të mirë”.

“Nuk mendoj se është i interesuar për tu larguar. Nuk më interesojnë komentet e Zidanes për Hazardin”, përfundoi Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat