Shkëndija forcë për Vardarin

Sporti

Shkëndija forcë për Vardarin

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:56

Skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës, e fitoi derbin maqedonas, duke e mundur me rezultat 3:2 kryesuesin e renditjes, Vardarin e Shkupit, në ndeshjen e zhvilluar në Kumanovë. Futbollistët tetovarë plotë 73 minuta ishin me një futbollist më pak, ngase Stefan Askovski u përjashtua nga loja. Një lojë e bukur e skuadrës shqiptare dhe tregoi forcën ndaj Vardarit. Golat për Shkëndijën i realizuan: Stenho Junior (11’), Bojan Vruçina (38’-nga penalltia) e Victor Juffo (82’) dhe për Vardarin:Senijad Ibriçiç (45’) e Nikola Gligorov (76’). Kjo ishte ndeshja e fundit e javës së 26-të dhe Shkëndija kaloi në vend të tretë me 44 pikë, kurse Vardari është në vend të parë me 58 pikë dhe ka tri më shumë se Rabotniçki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat