Fejzullahu mbetet pa tekst nga australianët

Sporti

Fejzullahu mbetet pa tekst nga australianët

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2015 Në ora: 16:37

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Erton Fejzullahu, është paraqitur titullar për ekipin kinez, Beijing Guoan, por si vendas mbeten pa tekst, duke humbur me rezultat 1:0 nga kampioni në fuqi australian, Brisbane Roar, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit G të Asia Champions League në futboll. Fejzullahu luajti deri në minutën e 68-të, por u befasuan nga Brisbane, e cila iu hakmor për humbjen në sfidën e parë me rezultat 1:0. Beijing Guoan me gjithë humbjen vazhdon të kryeson me 10 pikë, sa ka edhe Suwon dhe Brisbane Roar është i treti me 7 pikë të mbledhura. Kalugjeroviç në minutën e 39-të realizoi golin e fitores për Brisbane Roar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat