Rrahje tronditëse! Futbollisti rrezikon të humbë syrin

Sporti

Rrahje tronditëse! Futbollisti rrezikon të humbë syrin

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2015 Në ora: 16:03

Berlini është tronditur nga rrahje brutale që ndodhi mes dy skuadrave të Ligës gjashtë gjermane, Berlinit dhe SC Sparta Lichtenberg (2:2). Aty ishin përfshirë në rrahje rreth 30 vetave. Futbollisti i Sparta-s, Steven Dei-Kwarteng (28) ka të thyer hundën dhe syrin shumë të lënduar. Ai mund të humbë pamjen e syrit. Operacioni i planifikuar për të hënën është shtyrë deri të martën (sot). Futbollisti u rrah aq keq sa rrezikon të humbë njërin sy. Policia po heton tre të dyshuar. Dëshmitarët okularë raportojnë se autorët janë pjesë e klubit të Berlinit.
Papritur, 30 tifozë futen në fushë duke rrahur futbollistin. Ndërhyrja e lojtarëve të tjerë dhe mbërritja e pesë makinave të policisë parandaluan tragjedinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat