FFK-ja do të hartojë një strategji të zhvillimit

Sporti

FFK-ja do të hartojë një strategji të zhvillimit

Më: 21 prill 2015 Në ora: 15:12

KE i FFK-së nën drejtimin e Fadil Vokrrit, kryetar, diskutoi për shumë çështje për futbollin e Kosovës. KE i FFK-së shqyrtoi dhe miratoi Raportin financiar të FFK-së për Vitin 2014. Po ashtu KE analizoi bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Gjermanisë(DFB) duke konstatuar se ky bashkëpunim po thellohet gjithnjë e më shumë. FFK-ja dhe DFB-ja pas takimit që pati sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu me drejtuesit e DFB-së janë pajtuar që bashkëpunimi të vazhdojë në të gjitha fushat e në veçanti në edukimin dhe trajnimin e trajnerëve, gjyqtarëve administratorëve.

FFK-ja dhe DFB-ja janë pajtuar për një trajnim tremujorë për trajnerë me mundësi që ky trajnim të zgjatet edhe për katër vite, që trajnerëve të Kosovës tu mundësohet pajisja me licencë “B” e me këtë do të ndihmoheshin edhe klubet që të kenë njerëz profesional për të drejtuar ekipet e të gjitha grup-moshave.

Në këtë drejtim FFK-a do të hartojë një strategji të zhvillimit dhe edukimit të kuadrove dhe synohet që me 1 qershor të nis edhe trajnimi i parë për trajnerë. Duke marrë për sysh që FFK-në e pret një punë e madhe dhe jo vetëm FFK-në por dhe klubet para pranimit të plotë në mekanizmat ndërkombëtar, KE do të marrë të gjithë hapat e nevojshme për ngritjen e kapaciteteve, në organizim të FFK-së dhe klubeve në përputhje me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s e në këtë drejtim do të bashkëpunohet ngushtë me klube që të përgatitën sa më mirë për sfidat e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat