Cena: Bëmë më të mirën në Sllovaki

Sporti

Cena: Bëmë më të mirën në Sllovaki

Nga: K.Goca Më: 21 prill 2015 Në ora: 14:29

Anton Cena, trajner i klubit ‘Polici’ nga Prishtina, është i lumtur për suksesin që kanë arritur në turneun ndërkombëtar të xhudos që u mbajt në Bardejov të Sllovakisë. “Bëmë më të mirën në Sllovaki. Vendet e para i zunë: Muhamedin Veseli, Dardan Crna, ndërsa në vend të dytë janë: Anes Veseli, Lear Morina dhe të tretit renditen: Ari Veseli, Art Veseli, Diar Veseli, Klejdi Murina e Jon Veseli, kurse të pestit: Drin Hadri, Emir Salihaj dhe Riad Veseli. Në turne kanë marrë pjesë 720 garues nga 12 shtete, në mesin e tyre edhe Kosova”, tha Cena për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat