Super Gashi, fiton edhe një çmim në Zvicër

Sporti

Super Gashi, fiton edhe një çmim në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2015 Në ora: 12:18

Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Gashi, nuk ka konkurrencë në futbollin zviceran. Ai ndryshe është edhe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, ka fituar shumicën e votave për futbollistin më të mirë të muajit mars në sondazhin e portalit ‘Blick’ , në versionin online. Ai ka qenë bindshëm më i mirë se kundërshtarët dhe është shpallur futbollisti më i mirë i muajit mars. Gashi që ka realizuar deri më tash 21 gola në fanellën e Baselit dhe prin në listën e shënuesve në Zvicër, është votuar nga 23.412 veta nga 49.191 sa votuan gjithsej, ndërsa i dyti është Guillaume Hoarau i Young Boysit me 12 438 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat