Besa prapë konfrontohet me Munishin

Sporti

Besa prapë konfrontohet me Munishin

Më: 21 prill 2015 Në ora: 11:40

Jemi të obliguar të reagojmë për linçimin e orkestruar ndaj Klubit të futbollit Besa.
Një grusht mjeranësh, llum i shoqërisë, njerëz pa vlera si Ismet Munishi dhe shokët e ti të Bamboo's, nuk kanë të ndalur duke thurrur konspiracione dhe te pavërteta ne drejtim te KF Besa.

Ky konspiracion ndaj KF Besa I ideuar nga njeriu nen çdo vlerë si Ismet M dhe I përkrahur nga disa zyrtar te kundërshtarëve tonë eshte duke u bere me tendencen e vetme për te na ndalur ne rrugëtimin tonë drejt titullit kampion.

Ky avokat, pretendent për politikan dhe njeri I çekuilibruar si Ismet M pasi është dënuar për reagimet adoleshente ne drejtim te KF Besa, FFK-së dhe Referve ka filluar tash te merret me punen e prokurorit,avokatit dhe policit duke mos pasur mundësi te ushtroj zejen e trenerit edhe pse I pa licencë.

1.Tani ty z.Ismet M i cili po shtiresh si njeriu i gjithë ditur dhe po e drejton gishtin nga ne dhe po na akuzon me logjiken tende te mjerë,po te drejtohemi drejtë për drejtë. Ti Ismet M së bashku me Drejtorin e Llamkos Kosova z.Jeton Sadiku,dhe një person tjeter te cilit per respekt nuk po e përmendim dhe udheheqesin e tifo grupit Forca nga Vushtria keni ardhur ne muajin maj.2014 duke kërkuar te trukoni ndeshjen ne mes KF Besa dhe KF Llamkos Kosova në Pejë.

2.Ti z.Ismet M duke u nisur nga fakti se e ki fituar titullin kampion vitin e kaluar duke e trukuar komplet kampionatin e Kosoves ne futboll po mendon se edhe KF Besa udhëhiqet nga ai mentalitet I ulet si I juaji dhe I shokëve tuaj.
3.Ti z.Ismet M po mendon se me intriga,llafe kafenesh dhe sjellje idioteske mund te minimizosh suksesin e KF Besa.Ty zotri po te pengon organizimi dhe ecuria e KF Besa, sa ki kaluar në urejtje patologjike ndaj nje qyteti të tere si Peja.
4.Me keto sjellje te z.Ismet M dhe shokëve te vet si manipulatoret me te medhenje te kampionateve te kaluara, po behet presion I drejt per drejte ne shoqaten e referve duke u munduar qe ne çdo menyre te ndalin suksesin me se te merituar te KF Besa.

5.Eshte e pa kuptimtë se si disa gazetarë dhe portale e media publikojnë deklerata te pamatura nga ky shpifës dhe njeri me paranoja,si dhe nga shokët e tij te cilet eshte mekat qe janë ne futboll sepse janë iniciator te se këqijave ne futbollin Kosovar.

6.Tani z.Ismet M duke qene I palicencuar dhe I denuar nga komisioni diciplinor, paska hapur studio te inçizimeve dhe po pretendojka te merr te drejtat e transmetimit te ndeshjeve nga viti I ardhëshem.
7.Ky manipulator I cili mburret per karier te bujshme duhet te deklarohet per mos mbulimin e 200.000 € tek KF Llamkos Kosova,duhet te na tregoj se gjatë kohës sa ka luajtur ne KF Vllaznimi,thuhet se me shume ka qendruar ne shtepi publike se sa ne trening me ekipin e Vllaznimit.

Prandaj I keshillohet keti personi ti kthehet vetvetes dhe ti rregulloj gjanat e veta e jo te miret natë e ditë me KF Besa.
8.Çke ti besh z.Ismet M,ke pasur fatin e keq te jetosh ne kohen e KF Besa dhe nuk mund te tregosh potencialin tend te madh qe e ke.
9.Tani z.Ismet M je ne nje klub si Hajvalia e cila e ka nje tradite dhe nuk te lejon te besh manipulime per te cilat je i njohur ti se bashku me grupin tend,dhe nuk te ka mbetur tjeter vetem te miresh me suksesin e klubeve tjera.
Dashamirë të KF Besa na vjen keq që po ju bezdisim me keto reagime por po jemi te shtyrë te reagojmë dhe mos te lejojmë njollosjen e suksesit tonë të arritur me mund dhe sakrifica te medha.

Ky njeri I çekuilibruar si Ismet M po mundohet te na perdhos mundin dhe angazhimin,e kete ne nuk e lejojm se ka shume njerëz qe janë te angazhuar ne organizimin dhe suksesin e KF Besa, thuhet në komunikatën e klubit pejan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat