Podolski konfirmon rikthimin te Arsenali

Sporti

Podolski konfirmon rikthimin te Arsenali

Më: 21 prill 2015 Në ora: 11:22

Lukas Podolski ka konfirmuar rikthimin te skuadra e tij, Arsenal. Ai ka thënë se do të rikthehet në këtë skuadër dhe synon të luajë titullar.
Lukas Podolski gjatë merkatos së janarit u transferua si huazim te Interi, pasi nuk po kalonte momente të mira në skuadrën angleze.

“Ende besoj se mund të luaj titullar në Arsenal, dhe do të rikthehem. Kam kontratë edhe një vit më këtë klub dhe të shohim së çfarë do të ndodh”, tha Podolski.

Sulmuesi gjerman ka luajtur gjatë karrierës së tij edhe për Kolnin dhe Bayern Munchen, kurse për Gjermaninë është paraqitur mbi 120 herë dhe më këtë kombëtare është shpallur kampion bote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat