Në finalen e madhe shpërblehen edhe tifozët

Sporti

Në finalen e madhe shpërblehen edhe tifozët

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2015 Në ora: 10:55

Në emocione të thella janë të gjithë dashamirët e basketbollit në Kosovë, pasi që sonte luhet finalja e parë e Ligës Ballkanike mes Sigal Prishtinës dhe Rilski Sportisti. Ndeshja luhet në orën 18.30 dhe në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Prishtina synon të fitojë sa më bindës finalen e parë, që të jetë më komod për takimin e kthimit që luhet me 29 prill. Një finale e madhe që tërheq një tifozeri të madhe dhe që mezi presin edhe fitoren e Prishtinës, e cila është kualifikuar për herë të parë në finalen e kësaj ngjarje. Kjo finale ka edhe lojë shpërblyese. IPKO sonte shpërblen tifozët edhe me 3 telefona: iPhone dhe Samsung Galaxy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat