Edhe Barca në garë për Kovacic

Sporti

Edhe Barca në garë për Kovacic

Më: 21 prill 2015 Në ora: 10:31

Barcelona i është bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin e Interit, Mateo Kovacic.
Mesfushori kroat, 20-vjeçar, së fundmi është lidhur me Arsenalin dhe Manchester United, por tash edhe Barca po tregon interesim për të.

Gazeta spanjolle Sport shkruan se gjiganti katalanas vazhdon ta mbajnë nën vëzhgim lojtarin dhe mund ta përdorë ose Pedron ose Alex Song për ta zbutur një marrëveshje të mundshme.

Barcelona nuk do të jetë në gjendje ta transferojë Kovacic deri në janar të vitit 2016, pasi ata aktualisht janë në embargo transferimesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat