Guardiola mohon lidhjen me Cityn

Sporti

Guardiola mohon lidhjen me Cityn

Më: 21 prill 2015 Në ora: 09:30

Pep Guardiola thotë se ai nuk do të largohet nga Bayern Munich për të marrë në drejtim skuadrën e Manchester Cityt gjatë kësaj vere.
Spanjolli së fundi është lidhur me një kalim në Etihad Stadium me Manuel Pellegrinin që pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Por ish-trajneri i Barcelonës thotë se kjo nuk do të ndodhë, pasi ai planifikon të jetë te skuadra Bavareze edhe sezonin e ardhshëm.

“E ardhmja ime është: e mërkurë e lirë, e enjte në stërvitje dhe, sigurisht, vitin tjetër të jem këtu. Kjo është e ardhmja”, ka thënë Guardiola.

Pas disfatës befasuese 3-1 në ndeshjen e parë, Guardiola dhe Bayern Munich janë duke u përgatitur për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve që do ta zhvillojnë të mërkurën ndaj Portos në Allianz Arena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat