Pastore: Messi e Ronaldo janë më të mirë se unë

Sporti

Pastore: Messi e Ronaldo janë më të mirë se unë

Më: 21 prill 2015 Në ora: 09:26

Ylli i Paris Saint-Germain, Javier Pastore nuk e sheh vetën në mesin e lojtarëve më të mirë në botë.

Legjenda e Manchester Unitedit, Eric Cantona e kishte vlerësuar Javier Pastorem si lojtarin më të mirë në botë, duke injoruar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Por, ylli argjentinas mendon të kundërtën. Sipas ish anëtarit të Palermos, Messi e Ronaldo janë më të mirë se ai.

"Cantona ka mendimin e tij dhe unë falënderoj për lëvdatat. Megjithatë, unë nuk e ndajnë të njëjtin mendim me të. Unë nuk e krahasoj veten me më të mirët”, ka deklaruar Pastore.

"Cantonas i pëlqen futbolli i mirë dhe golat, por unë mendoj se Messi dhe Cristiano Ronaldo janë lojtarë të jashtëzakonshëm,”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat