Pogba në Barcelonë? Përgjigjet Bartomeu

Sporti

Pogba në Barcelonë? Përgjigjet Bartomeu

Më: 21 prill 2015 Në ora: 09:16

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka folur për yllin e Juventusit, Paul Pogban.

Barcelona nuk është duke menduar për transferimin e Paul Pogbas nga Juventusi. Këtë e ka konfirmuar presidenti i ekipit katalunas, Josep Maria Bartomeu.

"Pogba është një lojtar i madh, por në këtë moment, ne nuk jemi duke menduar për përforcime. Është e vërtetë se ne kemi një sanksion që na pengon të transferojmë lojtar deri në janar të viti 2016”, ka deklaruar ai.

"Ne jemi të përgatitur për sezonin e ardhshëm, por ne nuk do të japim emrat këtu. Pogba është një lojtar i mirë, i cili ka një kontratë me një ekip italian që unë respektojnë shumë. Për momentin nuk pritet të nënshkruajmë me askënd”, ka theksuar Bartomeu.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/pogba-ne-barcelone-95519/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat