Kombëtarja e femrave njeh kundërshtarët për “Euro 2017″

Sporti

Kombëtarja e femrave njeh kundërshtarët për “Euro 2017″

Më: 21 prill 2015 Në ora: 07:44

Kombëtarja Shqiptare e Futbolli të femrave njohu kundërshtet e saj me të cilat do të përballet në eliminatoret e Europianit të vitit 2017. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës e vendosi Shqipërinë në Grupin 3 së bashku me Francë, Ukrainën, Rumaninë dhe Greqinë. Vajzat që drejtohen nga Altin Rraklli do të ndeshen për herë të parë më një skuadër shumë të fortë sic është Franca, që mban vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të UEFA-s.

Eliminatoret e Europianit do të nisin më më 14 Shtator të këtij viti dhe do të përfundojnë më 20 Shtator të 2016. Sfidat do të jenë me sistem vajtje-ardhje. Në bazë të rregullores, në fazën finale do të kualifikohen të parat e cdo grupi dhe gjashtë të dytat më të mira, ndërsa dy të dytat më të dobëta do të luajnë ndeshje play-off, për të plotësuar bashkë me Holandën organizatore 16 finalistet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat